Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret e mirënjohura shqiptare.
Krahas muzikës, këngëtarja është aktive edhe në rrjetet social, ku herë pas here publikon fotografi e video, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në rrjetin social Instagram, Leonora ka publikuar një shkrim ku thotë se i vjen për të vjellë nga debatet politike.
“Çfarë debatesh. Pse nuk ka futboll çdo natë?!”, ka shkruar ajo në Instagram, ku numëron mbi 241 mijë ndjekës.
Kujtojmë që në gusht të këtij viti, Leonora kishte publikuar një postim duke thënë se do të hynte në politikë, por që doli të ishte vetëm një pyetje ku tregonte se cila nga përgjigjet është e saktë. E që ajo e kishte zgjedhur “jo” si të tillë.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është “A m’ke harru” që është publikuar më 12 korrik dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./Sinjali/