image Lenora Jakupi ka një kërkesë për të gjithë kosovarët

Bota e Yjeve

Showbiz/ Lenora Jakupi ka një kërkesë për të gjithë kosovarët

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Leonora Jakupi, së fundmi ka bërë apel te të gjithë kosovarët.

Artistja kërkon që të gjithë qytetarët ta mbrojnë ambientin, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Parku nacional Brezovica pa uje??? Apeloj tek te gjithe qytetaret per mbrojtjen e ambientit. Most e lejojme qe per interesa personale, individuale dhe biznesore te demtohet natyra jone e bukur! Kunder hidrocentralit, ne mbrojtje te natyres”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së publikuar.

Ky reagim i këngëtares vjen vetëm disa javë pas reagimit të banorëve të kësaj ane, të cilët ishin ankuar në muajin shtator se në Brezovicë po ndërtohet një hidrocentral. Me ndërtimin e këtij hidrocentrali nuk ishin pajtuar as pronarët e bizneseve në këtë anë.

Ndryshe, “A m’ke harru” është projekti i fundit muzikor i Leonorës. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/