image Lenglet te Tottenhami tani vetëm çështje kohe

Futboll

Lenglet te Tottenhami tani vetëm çështje kohe

news image

Pas katër transferimeve të bëra, Tottenham ka gati blerjen e pestë.

Klubi londinez është afër kompletimit të marrëveshjes me mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet në formë huazimi.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Tottenham shpreson të përfundojë marrëveshjen e Clément Lenglet shumë shpejt.

Sipas Romanos, është konsideruar si çështje e detajeve përfundimtare me Barcelonën, pas marrëveshjes së arritur për kushtet personale me mbrojtësin francez.

Kujtojmë që deri tani, londinezët kanë kompletuar marrëveshjet me Fraser Forster, Ivan Perisic, Yves Bissouma dhe Richarlison.

/GazetaSinjaliSport/