image Lëndohet rëndë sulmuesi i Realit, dy ditë pas rikthimit në fushë

Futboll

Futboll/ Lëndohet rëndë sulmuesi i Realit, dy ditë pas rikthimit në fushë

news image

Lojtari i Real Madridit, Luka Jovic ka thyer një kockë të këmbës së tij të djathtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi spanjoll përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

Sulmuesi serb pësoi lëndim të rëndë, vetëm dy ditë pas rikthimit të ekipt mbretëror në fushë për stërvitje.

Gjendja e tij thuhet se do monitorohet çdo ditë, ndërsa nuk dihet ende koha e rikuperimit, por duke parë që deri më tani nuk ka ende një datë për fillimin e La Ligas, kjo i jep më shumë kohë Jovic që të rikuperohet e të jetë në fushë me madrilenët./Gazeta Sinjali/