Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.
Kështu ndodhi edhe në një kompani private të Prizrenit, dje rreth orës 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Një punëtor u lëndua nga energjia elektrike dhe më pas u dërgua në Spitalin rajonal të Prizrenit për të marrë trajtim mjekësor.
Gjendja e tij ende nuk dihet, por i njëjti po vazhdon të marrë trajtim nga stafi mjekësor.
Rasti në Policinë e Kosovës është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.