image Lëndohet rëndë një person në vendin e punës në Prizren

Siguri

Lëndohet rëndë një person në vendin e punës në Prizren

news image

Në fshatin Lubizhdë të Komunës së Prizrenit, dje rreth orës 18:30, pronari i punëtorisë së zdrukthtarisë “ELDA” ka raportuar se punëtori i tij ka pësuar një aksident përderisa ka qenë duke punuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kolegët e viktimës kanë thënë për Gazetën Sinjali, se ai ka pësuar lëndim të rënda trupor, me ç’rast i ka prerë dy gishtërinjtë e dorës së djathtë.

Burime të njëjta bëjnë të ditur për Gazetën Sinjali se viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është transportuar për në QKUK me autoambulancë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

/Gazeta Sinjali/