Një fëmijë në fshatin Vërbicë e Kmetovcit në Gjilan është lënduar nga disa dyer të metalit, të cilat në rrethana të panjohura janë rrëzuar, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, për trajtimin e të cilave është dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00./Gazeta Sinjali/