image Lëndohet një punëtor i kompanisë "Comodita" në Gjakovë, përfundon në spital

Siguri

Lëndohet një punëtor i kompanisë “Comodita” në Gjakovë, përfundon në spital

news image

Një person është lënduar gjatë orarit të tij të punës në kompaninë “Comodita” në Gjakovë, sot rreth orës 11:30, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, në repartin e Kirurgjisë së të cilit është ende duke u trajtuar.

Sipas Xhurkajt, punëtori ishte duke ngarkuar shpuza në kamion me ndihmën e shiritit lëvizës, në të cilin papritmas i ishte kapur këmba dhe ishte rrëzuar nga 1 metër lartësi, me ç’rast ka marrë lëndime në kokë dhe në trup.

“Sot rreth orës 11:30 minuta nga Emergjenca e Spitalit është njoftuar stacioni policor ne Gjakovë lidhur me këtë rast. Patrulla policore menjëherë ka shkuar ne atë lokacion ku ka kontaktua viktimën dhe dëshmitarin e lartcekur. Viktima pohon se kishte qenë në firmën “Comodita” duke punuar – ngarkuar shpuza në kamion me ndihmën e shiritit lëvizës dhe papritmas i është kapur këmba në shiritin lëvizës dhe ishte rrëzuar nga aty rreth 1 metër lartësi, me atë rast merr lëndime në kokë dhe trup”, tha Xhurkaj.

Zëdhënësi i policisë së Gjakovës tha se viktimës i është bërë ekzaminimi mjekësor dhe sipas mjekut, gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, në kompaninë “Comodita”, Xhurkaj ka njoftuar se ka dalë njësia policore, si dhe Inspektorati i Punës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar./Gazeta Sinjali/