Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Gjatë arrestimit të tij, një zyrtar policor është lënduar për shkak se i arrestuari ka rezistuar.
Polici është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërkaq i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./ Gazeta Sinjali/