image Lëndohet një person nga një përleshje mes disa të rinjve në Mitrovicë

Kosovë

Lëndohet një person nga një përleshje mes disa të rinjve në Mitrovicë

news image

Një përleshje ka ndodhur sot mes disa të rinjve në sheshin “Mehë Uka”, në Mitrovicë.

Si pasojë e kësaj përleshje është lënduar një person dhe dy të tjerë janë shoqëruar në polici.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ka ndodhur një përleshje pas një mosmarrëveshje, një person ka mbetur i lënduar dhe dy të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor”, deklaroi Zahiti. /Gazeta Sinjali/