image Lëndohet në vendin e punës, pejani përfundon në spital

Siguri

Lëndohet në vendin e punës, pejani përfundon në spital

news image

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar, mesditën e 2 qershor rreth orës 12:19 në rrugën “Edmond Hoxha” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia njofton se lidhur me këtë rast është arrestuarnjë i dyshuar, për t’u liruar pastaj në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit./Gazeta Sinajli/