Një inxhinier është lënduar, derisa ka qenë duke kryer punën e tij në minierën e Trepçës, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Po, është e vërtetë që është raportuar ai rast për të cilin ju u interesuat. Rreth orës 14:00, është njoftu stacioni i policisë që ka ndodhë një rast. Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes. Kur është raportu rasti, personi vetëm se është dërguar për trajtim mjekësor. Kur policia ka shkuar ka kontaktuar me dëshmitarët dhe stafin menaxhues të minierës dhe ata e kanë konfirmuar se ka rrëshqitur prej dy metrave lartësi”, tha Prekazi.
Ndërkaq, kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, tha për Sinjalin se inxhinieri (emër i njohur për redaksinë) ishte ngjitur në “metazh” (grumbull i zejes) dhe kishte rrëshqitur duke zbritur nga aty.
Sipas tij, lëndime nuk është serioz, nuk ka thyerje, por vetëm ndrydhje./Gazeta Sinjali/