image Lëndohet motoristi pasi u përplas me një veturë në Mitrovicë

Kosovë

Siguri/ Lëndohet motoristi pasi u përplas me një veturë në Mitrovicë

news image

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që  ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, përkatësisht në udhëkryqin te Stacioni i Trenit në Mitrovicë.

Mësohet se një motor është përplasur me veturën, duke përfunduar në rrugë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ka ndodhur një aksident mbrëmë, ku motoristi ka mbetur i lënduar”, ka thënë Zahiti.

Motoristi i lënduar është dërguar në spital dhe nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore../Gazeta Sinjali/