Sot në mëngjes në fshatin Milloshevë, tre persona janë lënduar derisa ishin duke punuar në fabrikën “Insta Built”.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se të lënduarit janë dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa tash pritet të dalin edhe inspektori i punës dhe prokurori i shtetit.
Sinjali mëson se të lënduarit janë nga Prishtina, Mitrovica dhe Drenasi.
Pak më parë Sinjali raportoi për një rast të ngjashëm që ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person e ka këputur gishtin në vendin e tij të punës.