image Lëndohen pesë nxënësit që “fluturuan” me veturë në oborrin e shkollës në Qyshk të Pejës

Siguri

Lëndohen pesë nxënësit që “fluturuan” me veturë në oborrin e shkollës në Qyshk të Pejës

news image

Një rast i pazakontë ka ndodhë në fshatin Qyshk të Pejës ku disa nxënës të mitur kanë vozitur me shpejtësi të madhe një veturë dhe kanë rrezikuar jetën e bashkëmoshatarëve të tyre.

Pesë nxënësit e shkollës “Skënder Çeku” kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Për këtë rast, Gazeta Sinjali kishte raportuar disa ditë më parë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një fëmijë e ka marrë automjetin dhe është vetaksidentuar. Në veturë i ka pas edhe katër shokë. Të pesë personat kanë marrë lëndime të lehta trupore”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/