Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot në mëngjes në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, kanë mbetur gjashtë persona të lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.
Ai tha se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.