Dy punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë lënduar sot në vendin e tyre të punës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali dhe ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në Emergjencë duke marrë trajtimin mjekësor ndërsa tjetri është liruar për në shtëpi.
“Po është e vërtetë, në fakt janë lënduar dy punëtorë, njëri është sjellur në Emergjencë me gjithë drejtorin menaxhues. Njëri e ka lënduar vetëm hundën dhe ballin, i cili tashmë është liruar nga spitali, ndërsa tjetrit i është bërë CT-ja, në 21:10 dhe do t’i bëhet edhe një tjetër në ora 12 të mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në divizonin e prodhimit të qymyrit “, tha Bucolli./Gazeta Sinjali/