image Dikush hodhi kavanozin nga banesa, lëndohen dy kalimtarë rasti në Fushë Kosovë

Siguri

Dikush hodhi kavanozin nga banesa, lëndohen dy kalimtarë rasti në Fushë Kosovë

news image

Dy persona kanë marrë lëndime në Fushë Kosovë, pasi dikush hodhi një kavanoz nga një ndërtesë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

Si pasojë e lëndimeve të marra,  dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjali mëson se policia tashmë është duke hetuar rastin. /GazetaSinjali/