Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan dje rreth orës 09:05 Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një fabrike të shamponit, pasi që në punëtorinë e tij janë lënduar dy punëtorë, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri prej të lënduarve është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa tjetri në QKMF në Lipjan, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/