Dy persona janë lënduar në vendin e punës në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë në Lipjan kanë bërë të ditur që në lidhje me këtë rast është arrestuar pronari i firmës private, ku janë lënduar punëtorët.
Gjithashtu është bërë e ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Pas interevistimit, i dyshuari është liruar, kanë bërë me dije këto burime.