Lëndohen dy persona dhe është djegur një lopë pasi që një stallë e bagëtive është përfshirë nga zjarri për shkaqe të panjohura, në fshatin Dobraj e Madhe të Komunës së Lipjanit.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se personat që kanë marrë lëndime trupore janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, e pastaj janë liruar në shtëpi.
Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një stallë e bagëtive, ku është djegur një kafshë (lopë). Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovarë, të cilët pas marrjes se ndihmës së parë së QKMF Lipjan janë liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/