Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes autoambulancës dhe një veture tjetër, mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, të lënduarit janë shtetasi me inicialet A.M., dhe gruaja e tij me inicialet N.M., të dy nga Elbasani.
Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Elbasanit. Ata ndodhen nën kujdesjen e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Gazeta Sinjali/