Neymari është zotuar se do të rikthehet më i mirë dhe më i fortë, pas një lëndimi të frikshëm që e pësoi në përballjen e Paris Saint-Germain me Saint-Etienne të dielën.
Sulmuesi brazilian u bart me barelë jashtë fushës në fitoren e PSG-së 3:1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne.
29-vjeçari e ndrydhi nyjën e këmbës së majtë dhe pasi ra në fushë u duk se kishte dhimbje të tmerrshme.
Bashkëlojtarët e tij dhe ekipi mjekësor i PSG-së u dukën tejet të shqetësuar me gjendjen e tij dhe e bartën jashtë fushës në barelë.
! A torcida ainda vaia o cara saindo de maca! #Forçaneymar @neymarjr #FrancesNaESPN pic.twitter.com/K20GLoF09P
— ???? thiaguinhoh ???? (@tthiaguinhoh96) November 28, 2021
Në një reagim në rrjetet sociale pas ndeshjes, Neymari shkroi: “Fatkeqësisht, këto telashe janë pjesë e jetës së një atleti”.
“Tani duhet ta ngre kokën lart dhe të eci përpara. Do të rikthehem më i mirë dhe më i fuqishëm”, shtoi ai.
PSG-ja njoftoi se ai do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nesër për ta mësuar shkallën e dëmtimit në nyje.
Nuk dihet se sa gjatë mund të mungojë ai, por lëndimi i tij nuk u duk aspak i lehtë.