image Lëndim i frikshëm në sfidën Dijon – PSG, futbollisti mbeti pa ndjenja

Futboll

Sport/ Lëndim i frikshëm në sfidën Dijon – PSG, futbollisti mbeti pa ndjenja

news image

Pak minuta pasi Kylian Mbappe realizoi golin e epërsisë për PSG-në, sfida u ndërpre për disa minuta.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar, Fouad Chafik, mori një goditje të fortë në kokë nga shoku i skuadrës, portieri Alfred Gomis, duke rënë në tokë i shtangur dhe  pa ndjenja.

Për një çast, Chafik frikësoi të gjithë në stadium, por fatmirësisht ai arriti të këndellet paksa, edhe pse në pamundësi për të vazhduar ndeshjen.