Ish-kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka quajtur PDK-në parti “kulleriste”.
Lekaj thotë se kur PDK-ja kishte nevojë për të qëndruar në pushtet e për të marrë votat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, “i kërkonin ku ishin e ku nuk ishin”.
“Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga identiteti juaj në një parti ‘kulleriste’ sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës. E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK”, ka shkruar Lekaj.