image Lejuan udhëtarë pa maska, tri kompani të autobusëve gjobiten me nga 1 mijë euro

Kosovë

Lejuan udhëtarë pa maska, tri kompani të autobusëve gjobiten me nga 1 mijë euro

news image

Tri kompani të autobusëve janë gjobitur me nga 1 mijë euro nga Inspektorati i Komunës së Shtimes, në kuadër të nismave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia e koronavirusit.

Ky vendim është marrë për shkak se pronarët e kompanive të lartëpërmendurakanë lejuar udhëtarët e papajisur me maska që të futen brenda në autobus.

Po ashtu këto kompani nuk e kanë pasur të kryer deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsektimin (DDD) kundër sëmundjeve ngjitëse.

Sherif Sherifi, kryeinspektor në Shtime ka thënë se do të ndëshkohen edhe qytetarët të cilët nuk i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Kemi marrë masa ligjore dhe kemi shqiptuar gjoba me nga 1.000 euro ndaj tre operatorëve ekonomik auto-transportus apo autobusë. Vlen të theksohet se dy autobusë nga Prizreni që kalojnë nëpër Shtime, kanë lejuar udhëtarët të futen në autobus pa maska, ndërkaq një operator tjetër ka pasur relacionin Shtime-Ferizaj. Këto kompani po ashtu nuk kanë krijuar kushte për respektimin e distancës dhe po ashtu nuk e kanë pasur të kryer as DDD-në”, ka thënë Sherifi. Sipas tij, në fund të javës së kaluar janë ndëshkuar edhe pronarët e bizneseve me nga 1 mijë e 500 euro të cilët kanë punuar pas orës 21:00 dhe të cilët nuk i kanë respektuar ligjet tjera si librezat sanitare të punëtorëve dhe Ligjin antiduhan./Gazeta Sinjali/