Llapi, ka dhënë njërën nga shkresat më të mira në këtë kohe pandemie, e cila po mban pezull tifozët në stadiumet tona.
Ekipi llapjan gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në përballjen me Shkupin, tifozët do të lejohen madje atë pa prezencën e testit PCR, por vetëm me biletë të personalizuar.
Madje, biletat për këtë ndeshje në shitje do të dalin të martën (13 korrik), e ku çmimi është 10 euro, por do të jetë një sasi e limituar dhe për këtë llapjanët kanë bërë thirrje që të mos humbasin kohë tifozët dhe ta blejnë atë.
Postimi i plotë:
Lejohet hyrja e publikut në stadium pa prezencë të testit PCR, vetëm me biletë të personalizuar me emër dhe mbiemër
Biletat e ndeshjes nga nesër në shitje
Nesër, e marte në ora 13:00 do dalin në treg biletat e ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues së Konferencë Ligës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi.
Pika e shitjes do jetë biletaria e klubit në objektin e stadiumit ”Zahir Pajaziti”. Për pika tjera të shitjes do njoftoheni me kohë.
Çmimi i biletës do të jetë 10 Euro për person.
Përshkak të kapacitetit të lejuar 15%, sasia e biletave është e limituar andaj mos humbisni kohë për ta pasur biletën e ndeshjes tuajën.
Të parët në Kosovë për organizimin e ndeshjes me tifozë! Së bashku drejt kualifikimit tutje në raundin tjetër
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Shkupit, do të zhvillohet ditën e enjte nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/