image Leja për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, vjen reagimi nga BIK - Sinjali

Leja për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, vjen reagimi nga BIK

news image

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pasi Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës ua ka lëshuar dje lejen ndërtimore për Xhaminë Qendrore.

Nga BIK janë shprehur të kënaqur me këtë vendim, derisa kanë thënë se s’ka asnjë pengesë për fillimin e punimeve.

“Edhe autoritetet e BIK-ut janë shprehur të kënaqur që më në fund po jepet leje ndërtimi i Xhamisë Qendrore. Ahmet ef. Sadriu, sekretar gjeneral i BIK-ut tha se tashmë BIK mund të fillojë me hapa të reja drejt finalizimit të projektit të xhamisë. “Po tashmë është e vërtetë se Komuna e Prishtinës na ka dhënë leje për ndërtim dhe tashmë nuk ka asnjë pengesë që të fillojmë me punën që të përfundohet në afatin e përcaktuar, në mënyrë që besimtarët tanë të mund t’i kryejnë obligimet fetare”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ka marrë vendimin për leje ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: