Drejtori i Leipzing, Markus Krosche në një intervistë për Sport1 ka thënë se nuk e di se çka do të ndodh me sulmuesin, Timo Werner gjatë merkatos verore.
‘Çdo gjë është e mundur. Ne nuk e dimë se si do të zhvillohet merkatoja’, tha ai, transmeton Gazeta Sinjali.
Shumë skuadra po mendojnë që ta transferojnë Timo Wernerin gjatë verës.
Skuadrat më të interesuara janë ajo e Barcelonës, Liverpoolit dhe Chelsea./Gazeta Sinjali/