image Nga Feronikeli tregojnë se a do të ketë transferime tjera në këtë afat kalimtar

Futboll

Nga Feronikeli tregojnë se a do të ketë transferime tjera në këtë afat kalimtar

news image

FC Feronikeli para pak minutash zyrtarizoi edhe Adem Maliqin nga Flamurtari.

“Industrialistët” ishin mjaft aktiv në këtë merkato duke transferuar lojtarë kualitativ dhe do të synojnë titullin kampion në edicionin e ardhshëm.

Kurse, Maliqi është transferimi i fundit për ekipin nga Drenasi në këtë afat kalimtar.

Këtë për Sinjali Sportiv e ka konfirmuar zyrtari për media i Feronikelit, Erlind Krasniqi.

” Para pak minutave ka dalë edhe prezantimi i fundit. Për këtë afat u mbyll me Adem Maliqin” – tha Krasniqi. /Sinjali Sportiv/