image Sllovakia bie dakord t’ia dërgojë Ukrainës sistemin raketor - Sinjali

Sllovakia bie dakord t’ia dërgojë Ukrainës sistemin raketor

news image

Sllovakia ka rënë dakord paraprakisht t’i sigurojë Ukrainës një sistem kyç të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike për të ndihmuar mbrojtjen kundër sulmeve ajrore ruse, sipas tre burimeve të njohura me këtë çështje, por ShBA dhe NATO janë ende duke u përballur me mënyrën se si të plotësojnë aftësitë mbrojtëse të atij vendi dhe transferimi ende nuk është i siguruar. 

Sipas dy burimeve, Sllovakia, një nga tre aleatët e NATO-s që kanë sistemet e mbrojtjes në fjalë, kërkon garanci se sistemet do të zëvendësohen menjëherë. 

Nëse një vend siguron S-300-at e tij, vendi furnizues ka të ngjarë të marrë sistemin raketor të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar nga ShBA për të plotësuar aftësinë që do të hiqte dorë, sipas dy burimeve të tjera të njohura me negociatat, raporton CNN.

Gjermania dhe Holanda tashmë kanë njoftuar publikisht se po dërgojnë Patriotët në Sllovaki. Por integrimi i një sistemi të ri, kompleks të mbrojtjes ajrore në arkitekturën ekzistuese ushtarake të një vendi, si dhe trajnimi i forcave të tij për ta përdorur atë, mund të marrë kohë, paralajmëroi një burim i njohur me këtë çështje. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin