image 'Bild': Kampioni i Evropës, Liverpool dëshiron yllin e Kosovës

Futboll

Futboll/ ‘Bild’: Kampioni i Evropës, Liverpool dëshiron yllin e Kosovës

news image

Werder Bermen do ta ketë tejet të vështirë që ta mbaj edhe sezonin tjetër yllin kosovar, Milot Rashica.

Mediumi gjerman, Bild sot ka shkruar se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është i interesuar për shërbimet e Rashicës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kampioni Evropian janë duke e përcjellur rregullisht yllin e Kosovës dhe duket se janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Kosovari po kalon një sezon të mirë, përkundër që Bermen rrezikon rënien nga liga.

Klauzola e lirimit të kosovarit është 38 milionë euro. Për shërbimet e Rashicës të interesuar janë edhe Dortmund.

Skuadra gjermane e sheh kosovarin si zëvendësim të anglezit, Sancho./Gazeta Sinjali/