image Legjenda e Real Madridit pranë angazhimit si trajner i skuadrës së njohur gjermane

Futboll

Legjenda e Real Madridit pranë angazhimit si trajner i skuadrës së njohur gjermane

news image

Raul Gonzales mund të rikthehet në Bundesliga, që të ushtrojë rolin e  trajnerit, raporton Sinjali Sport.

Raul ishte pjesë e Schalkes në Bundesligë, ku pati disa vite të shkëlqyera me skuadrën gjermane.

Gonzalez angazhohet si trajner i të rinjve te Real Madridi.

43-vjeçari shihet si njëri nga trajnerët më të mirë të grupmoshave të reja në Spanjë ku fitoi Kupën UEFA për të rinjtë.

Ai më pas u emërua në krye të Real Castilla ku tani janë afër të sigurojnë “Play Off-in”.

Sipas “Dario AS”, Entracht Frankfurt dëshiron ta emërojë Raulin si trajner nga sezoni i ardhshëm pasi që trajneri i tyre aktual, Adi Hutter do të shkojë në Borussia Monchengladbach për ta zëvendësuar Michael Rose i cili shkon në Borussia Dortmund.

/Gazeta Sinjali Sporti/