Raul Gonzales mund të rikthehet në Bundesliga, që të ushtrojë rolin e trajnerit, raporton Sinjali Sport.
Raul ishte pjesë e Schalkes në Bundesligë, ku pati disa vite të shkëlqyera me skuadrën gjermane.
Gonzalez angazhohet si trajner i të rinjve te Real Madridi.
43-vjeçari shihet si njëri nga trajnerët më të mirë të grupmoshave të reja në Spanjë ku fitoi Kupën UEFA për të rinjtë.
Ai më pas u emërua në krye të Real Castilla ku tani janë afër të sigurojnë “Play Off-in”.
Sipas “Dario AS”, Entracht Frankfurt dëshiron ta emërojë Raulin si trajner nga sezoni i ardhshëm pasi që trajneri i tyre aktual, Adi Hutter do të shkojë në Borussia Monchengladbach për ta zëvendësuar Michael Rose i cili shkon në Borussia Dortmund.