image Legjenda e Man United dhe Chelseas përpot lëvdata për yllin e Liverpoolit

Futboll

Legjenda e Man United dhe Chelseas përpot lëvdata për yllin e Liverpoolit

news image

Rio Ferdinand ishte plot lëvdata për Diogo Jota pasi sulmuesi portugez hapi rezultatin në fitoren 2-0 të Liverpool ndaj Watford, transmeton Sinjali Sport.

Jota pranoi një krosim nga Joe Gomez duke plasuar një goditje të bukur me kokë në minutën e 22-të në Anfield për t’i dhënë epërsinë ‘Reds’ që vazhdojnë presionin ndaj Man Cityt.

Ky ishte goli i 14-të i 25-vjeçarit në Premier League këtë sezon dhe vetëm bashkëlojtari i Liverpoolit, Mohamed Salah e ka gjetur rrjetën në më shumë raste.

Ekspertët e ‘BT Sport’ thurën plot lëvdata për Jotën kur diskutonin golin e tij në pjesën e parë.

“Është një vrapim i pabesueshëm”, tha Rio Ferdinand. “Ai është golashënuesi më i mirë për goditje me kokë në Premier League këtë sezon. Kjo është e pabesueshme dhe ai ishte i guximshëm për të futur kokën atje“, u shpreh Ferdinand.

Legjenda e Chelseas ndërkohë, Gianfranco Zola e cilësoi Jotan si një nga lojtarët më të zgjuar në ligë.

“Ai është një nga lojtarët më të zgjuar në të gjithë Premier Ligën”, theksoi Zola.

Me një gjatë 1.78cm, Jota nuk është ndër lojtarët më të gjatë në ligën angleze, por lëvizja e tij inteligjente dhe saktësia e drejtimit nënkuptojnë se ai është një lojtar i rrezikshëm në ajër.

Goli i tij kundër Watford e bëri atë lider të plotë për golat me kokë në Premier League këtë sezon me katër.

Ndërkohë, 10 nga 20 golat e Jotës në të gjitha garat në sezonin 2021-2022 kanë hapur rezultatin në ndeshje, duke theksuar rëndësinë e tij për skuadrën e Jurgen Klopp.

/GazetaSinjaliSport/