Legjenda e Napolit dhe Juventusit, Ciro Ferrara ka pasur fjalë të mira për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.
Ferrara duke folur për trajnerin Luciano Spalletti dhe vendimet e tij foli edhe për Rrahmanin, duke thënë se ai ka shpërblyer besimin e Spallettit me lojën që ka bërë.
“Më duhet të them se Luciano Spalletti bëri një punë të shkëlqyer më fillim në stolin napolitane. Trajneri ka lënë mënjanë një nga nxënësit e tij, Kostas Manolas , të cilin e kishte pasur edhe në Romë, duke i besuar një lojtari si Amir Rrahmani. Ai kishte të drejtë dhe u shpërblye nga mbrojtësi”, tha Ferrara.
Rrahmani është duke shkëlqyer tek skuadra italiane duke u bërë kështu edhe një nga mbrojtësit më të rëndësishëm. /Gazeta Sinjali Sporti/