image Legjenda e futbollit anglez, Shearer: Premier Liga duhet ta shpall të pavlefshëm këtë sezon

Futboll

Koronavirusi/ Legjenda e futbollit anglez, Shearer: Premier Liga duhet ta shpall të pavlefshëm këtë sezon

news image

Legjenda e Premier Ligës, Alan Shearer beson se ky sezon i ligës angleze duhet të shpallet i pavlefshëm nëse nuk mund të përfundohet.

Sipas tij është e padrejtë që Liverpoolit t’i jepet titulli nëse nuk përfundon sezoni, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nëse sezoni nuk mund të kompletohet, atëherë nuk mund të kesh një fitues ose humbës. Do të ishte e ashpër dhe e tmerrshme për disa klube, sidomos për Liverpoolin. Nëse nuk mund t’i kompletosh ndeshjet, atëherë nuk mund të japësh tituj ose të rrëzosh dikë nga liga”, u shprehë Shearer për të përditshmen “The Sun,”.

Përveç Shearer, edhe ekipi i West Ham ka kërkuar që ky sezon të shpallet i pavlefshëm. Liverpool-it i duhen edhe dy fitore që ta siguroi matematikisht titullin e Premier Ligës./Gazeta Sinjali/