image Legjenda e Dortmundit: Mbappe është më i fortë se Haaland

Futboll

Legjenda e Dortmundit: Mbappe është më i fortë se Haaland

news image

Erling Haaland tashmë konsiderohet nga shumë si një nga lojtarët më të mirë në planet. Vetëm 21 vjeç, ai tashmë ka treguar se ka aftësitë e një bomberi të jashtëzakonshëm, aq sa shumë pak lojtarë në të njëjtën moshë kanë qenë në gjendje të mburren me një mesatare kaq të jashtëzakonshme të golave.

Shifrat flasin vetë: nëse gjatë aventurës te Salzburg shënoi më shumë se një gol për ndeshje (29 në 27 ndeshje), që kur arriti te Borussia Dortmund ka pasur pak a shumë të njëjtën qëndrueshmëri (57 gola në 59 ndeshje) .

Prandaj nuk është rastësi që emri i tij është i lidhur në mënyrë ciklike me atë të klubeve më të mira evropiane. Megjithatë, ka edhe nga ata si Jurgen Kohler, që janë të bindur se diçka ende i mungon, në mënyrë që të konsiderohet në të vërtetë në nivelin e lojtarëve më të fortë në botë.

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe legjenda e Borussia Dormund, në një intervistë me “Ruhr Nachrichten”, shpjegoi se ku duhet të përmirësohet xhevahiri norvegjez: “Ai nuk është akoma një lojtar i klasit botëror. Është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe ka të gjitha cilësitë për t’u bërë njëshi, por ka ende shumë për të provuar. Sidoqoftë, është vetëm 21 vjeç dhe tashmë ka bërë gjëra të nivelit të lartë. Ka mesatare të jashtëzakonshme finalizmi. Me shtimin e përvojës do të bëhet një lojtar i klasit botëror”.

Sipas Kohler, Kylian Mbappé ka diçka më shumë se Haaland: “Francezi ka më shumë potencial. Unë e shoh atë më shumë si një futbollist të klasit botëror, sepse nuk mbështetet vetëm në shpejtësinë e tij. Ai bën driblime të shpejta, kontrollon topin në zona të ngushta dhe nuk bën asgjë që nuk arsyetohet”. /Gazeta Sinjali Sporti/