Ledri Vula ka zbuluar datën e publikimit të këngë së re.
Përmes një postimi në Instagram, reperi paralajmëroi këngën e re, kurse datën e publikimit e konfirmoi tani.
Ai bëri të ditur se kjo këngë lansohet më 1 shkurt.
Ledri Vula javë më parë fshiu të gjitha fotografitë nga profili i tij në Instagram, për të publikuar një seri vargjesh njëpasnjë.
Përmes tyre, ai bëri të ditur se po hap një kapitull të ri, madje u tha se ai po përgatit album të ri, por Ledri nuk preferoi të zbulojë shumë detaje.