image Ledri Vula prezanton gjyshërit, shfaqen duke kërcyer me këngën e re "Prej inati"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ledri Vula prezanton gjyshërit, shfaqen duke kërcyer me këngën e re “Prej inati”

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula dy ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor, “Prej inati”.

Kënga u pëlqye nga publiku, por siç duket ata që e shijuan më së shumti ishin dy gjyshërit e Ledrit, të cilët ai i ka prezantuar në mënyrën më fantastike sot në rrjetin social Instagram.

Reperi publikoi një video të gjyshërve, të cilët po kërcenin teksa kënga “Prej inati”, dëgjohej në sfond.

“Kur jam i lodhur ose pa humor, ndërroj dhomë dhe qëndroj me dy personat më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë të gatshëm për të kërcyer me çdo këngë timen”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e videos.

“Prej inati”, deri më tani numëron mbi 895 mijë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/