image Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu vijnë me bashkëpunim

Bota e Yjeve

Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu vijnë me bashkëpunim

news image

Dy artistët e njohur dhe shumë të përfolur shqiptarë, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu siç duket kanë gati projektin më të ri muzikor.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ledri, i cili shfrytëzoi që përmes rrjeteve sociale të tregojë që së shpejti do të publikojë një këngë, e që është në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Ledri në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një sekuencë nga klipi, duke mos dhënë detaje shumë rreth këtij projekti.

https://www.instagram.com/p/B01e2BwBYYL/?utm_source=ig_embed

Asnjëri nga artistët nuk kanë treguar detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

“Kiss Kiss” në bashkëpunim me Lumi B është projekti i fundit muzikor i Ledrit, ndërsa “Tela” ai i Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Kidën. Që të dy projektet numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube./Sinjali/