Dy artistët e njohur dhe shumë të përfolur shqiptarë, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu siç duket kanë gati projektin më të ri muzikor.
Ky lajm është bërë i ditur nga Ledri, i cili shfrytëzoi që përmes rrjeteve sociale të tregojë që së shpejti do të publikojë një këngë, e që është në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.
Ledri në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një sekuencë nga klipi, duke mos dhënë detaje shumë rreth këtij projekti.
Asnjëri nga artistët nuk kanë treguar detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.
“Kiss Kiss” në bashkëpunim me Lumi B është projekti i fundit muzikor i Ledrit, ndërsa “Tela” ai i Ermal Fejzullahut në bashkëpunim me Kidën. Që të dy projektet numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube./Sinjali/