Ledjana dhe Mevlani edhe pse dolën çift nga “Përputhen”, ata sot nuk janë më bashkë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata i kanë ndarë rrugët, duke bërë kështu që Mevlani të shkëput çdo kontakt me Ledjanën teksa edhe kjo e fundit e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale.
Në postimin e fundit, Ledjana i dërgon mesazh Mevlanit duke shkruar “Me mire mu zene me ty, sesa me u puth me dikond tjeter”.
Nuk dihet nëse pas këtij postimi fshihet një tjetër e vërtetë, por Mevlani i dërgoi mesazh përmes një kënge.
Ai postoi video nga vetura, ku po dëgjonte këngën e Dafina Zeqirit “A je pendu”, e që supozohet se ia dedikonte atë pjesë të vargjeve që po e dëgjonte, asaj. /GazetaSinjali/