Ish-kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen është gjendur në një situatë të sikletshme.
Ajo është sulmuar me vezë në mes të qytetit të Saint-Amand-les-Waters (Veri).
Mediet franceze shkruajnë se Le Pen ishte duke ecur në trotuar kur u shënjestrua nga një breshëri vezësh.
Shumë shpejt, shërbimi i saj i sigurisë e rrethoi për ta mbrojtur nga çdo “predhë” tjetër. Më pas, ajo u shoqërua brenda ambienteve të Guillaume Florquin, ku mundi të vinte në vete, shkruan abcnews.
Autori është ende i panjohur, ndërsa Le Pen nuk ka folur për sulmin.