Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e IX Zgjedhor.
Gjatë punimeve të Kuvendit do të votohet për kryetarin e partisë. Në dy mbledhjet e mbajtura gjatë dy ditëve të kaluara, kryesia e LDK-së nuk u deklarua publikisht nëse është arritur marrëveshje për një kryetar konsensual.
Por, burime brenda kryesisë së LDK-së, bëjnë të ditur se Isa Mustafa do të jetë kandidati konsensual edhe për një madat të tretë në krye të partisë.
Kuvendi mbahet në Hotel “Emerald”.
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon nga ora 09:00, kurse punimet e Kuvendit fillojnë në ora 10:00.
Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve si dhe kryetari aktual i LDK-së, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj partie.