image LDK: Qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre

Kosovë

Zgjedhjet/ LDK: Qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës bën thirrje për të gjitha institucionet përkatëse që të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë që të mundësohen zgjedhje të drejta dhe një proces i mirëfilltë.

Përmes një konference për shtyp, shtabi zgjedhor i  LDK-së ka shprehur shqetësimet për disa parregullësi dhe disa shkelje ligjore të cilat kanë ndodhur në disa vendvotime.

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Doruntina Maloku, ndër tjera tha se LDK-ja ka një bashkëpunim  të shkëlqyer me të gjitha organet e zbatimit të ligjit në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë. Ajo bëri thirrje për të gjitha institucionet që të ushtrojnë kompetencat e tyre.

“Ne bëjmë thirrje që gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të ushtrojnë kompetencat e tyre që të organizohet një proces fer dhe demokratik në të cilin respektohen në përpikmëri vullneti i qytetarëve”, tha Maloku

Duke i ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , ajo theksoi se qytetarët nuk duhet ta shesin besimin dhe votën e tyre sepse sipas saj duhet të mbrohen vlerat demokratike për të cilat sipas saj kanë luftuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës  që të mos ta shesin besimin e tyre, ne kemi luftuar aq shumë për këto vlera të demokracisë dhe iu ftojmë që t’i mbroni ato me çdo kusht”, tha Maloku.

Ajo bëri të ditur që LDK-ja ka 2843 komisionarë dhe 5870 vëzhgues, të cilët do ta monitorojnë këtë proces. / Gazeta Sinjali/