image LDK: Qeveria të heq urgjentisht Prishtinën nga karantina

Kosovë

Konferencë/ LDK: Qeveria të heq urgjentisht Prishtinën nga karantina

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku mes tjerash u theksua se Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje kushtetuese me vendosjen e Prizrenit në Karantinë.

Abrashi tha se LDK kërkon të shfuqizohen vendimet e qeverisë për karantinim dhe urgjentisht Prishtina të hiqet nga karantina.

“Masat e vendosura nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Gjykata Kushtetuesei ka konstatuar si të kundërligjshme. Këto masa antikushtetuese të qeverisë janë vendosur pa votat e LDK-së. I kërkojmë qeverisë së shkarkuar që masat kundër pandemisë të vendosen brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues dhe të shfuqizojë vendimet për karantinim. Urgjentisht të heq Prishtinën nga karantina”, ka deklaruar Abrashi.