image LDK prish koalicionin me Vetëvendosjen në Vushtrri, flet Xhafer Tahiri

Politikë

LDK prish koalicionin me Vetëvendosjen në Vushtrri, flet Xhafer Tahiri

news image

Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë prishur koalicionin në komunën e Vushtrrisë, kjo për shkak se partia e Kurtit në këtë komunë nuk e kanë përkrahur dje Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar, kryetari i komunës që vjen nga LDK, Xhafer Tahiri.

“Natyrisht nuk mundem të lejoj që vendimet që merren si parti të ndikojnë komunën. Që nga fillimi kam thënë se komuna është e qytetarëve dhe jo e partive politike. Prandaj do të vazhdoj ta mbaj këtë qëndrim deri në fund. Vendimet e një partie politike nuk munden të ndikojnë në plane kapitale siç është Rimëkëmbja Ekonomike. Tashmë jemi në mbledhjen e kryesisë së partisë. Mbrëmë ia kam bërë të qartë kryetarit të degës së LVV-së për këtë çështje”, tha Tahiri për Sinjalin.

Xhafer Tahiri tregoi se plani i rimëkëmbjes ekonomike të Vushtrrisë ka 3 masa – propozime themelore që duhet të aprovohen në Kuvend të Komunës dhe nga Qeveria e Kosovës. 

/GazetaSinjali/