image LDK përmbyll fushatën me thumbime: Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të huaj

Kosovë

Zgjedhje/ LDK përmbyll fushatën me thumbime: Korrupsioni nuk luftohet me njerëz të huaj

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin përmbyllës së fushatë zgjedhore në Gjilan për zgjedhjet e 6 tetorit. Nga aty LDK është shprehur e bindur se do ta dal fituese në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka thumbuar edhe partitë e tjera politike.

Lutfi Haziri u është drejtuar i pari gjilanasve duke thumbuar PDK-në për sjelljen e disa personave të huaj për ta luftuar korrupsionin.

“Ne besojmë në shtet sepse ligji dhe kushtetuta janë udhërrëfyesi ynë. Ata të dy partë e kanë humbur besimin sepse nga ky vend dhe nga ky vend që mysafirët e tyre u munduan t’i paraqesin si përfaqësues së shteteve të mëdha”.

“Sollën persona nga Amerika dhe Gjermani për t’iu mashtruar ju. Kosova gjithmonë ka besuar të vërteten dhe ka ndërtuar të vërteten me ligj. Ata që sot po mundohen që LDK-në ta mbajnë në shpirt dhe zemër që e mbajnë si familjen e tyre, janë bërë bashkë për t’i dhënë shpresë Kosovës”, ka deklaruar Haziri në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria e ardhshme që udhëhiqet nga LDK do ta luftojë korrupsionin, por jo me njerëz të sjellur nga jashtë vendi. Mustafa ka thënë se LDK do të luftojë edhe për forcimin e shtetit, por jo duke me barrikada duke i shkaktuar vendit izolim.

“Vjosa Osmani ju jeni kandidate me mbështetje të plotë të LDK-së për kryeministren e parë të Kosovës. Këtë përkrahje e ke për shkak se të gjithë ne jemi të bindur se do ta qeverisësh Kosovën me vullnet, ndërgjegje, eksperiencë, me dije prandaj të urojë shumë suksese”.

“LDK do të luftojë për forcimin e shtetit dhe shteti nuk forcohet me barrikada dhe me taksa, por me hapje ndaj BE-së, hapja me SHBA-në, përmes angazhimit që të bëhemi anëtare e BE-së e NATO-s të bëhemi anëtare për përfitimin e fondeve ndërkombëtare. Ne nuk do të izolohemi sepse me izolim dobësojmë shtetin”

“Ne do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin, por do ta luftojmë me njerëz tanë. Duhet të kemi besim në gjyqtarë tanë, duhet të kemi besim në prokurorët tanë, në mësuesit tanë, në mjekët tanë për shkak se kështu mund ta ndërtojmë një shtet të fortë dhe një shtet që bën pjesë në BE”, ka deklaruar Mustafa në Gjilan.

Në anën tjetër kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë kësaj fushate ka parë qytetarë që përballen me probleme të ndryshme që ka qenë motivim për të dhe jo të dorëzohet.

 “Kam takuar bujq që mezi sigurojnë kafshatën e bukës, kam parë ndërmarrës që kafshatën e mundit të tyre bëheshin gati ta ndanin me padronët e tyre në formë të përqindjes. Pesha e dhimbjes së qytetarëve duhet të kthehet në shpresë. Kjo në mua ngjallë besimin e jashtëzakonshëm se duhet të rimëkëmbemi e jo të dorëzohemi. LDK na ka mësuar se si kultivohet fryma e mobilizimit, prijësi ynë historik na ka mësuar se si duhet të jemi këmbëngulës. Projekti i LDK-së po rilind më i fortë se kurrë. Liria mbetët premisa jonë më sublime dhe ne duhet t’ia garantojmë secilit qytetarë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se puna e saj do të jetë që ta përmirësojë gjendjen në arsim shëndetësi dhe se nuk se qeveria e saj do jetë me duar të pastra.

“Puna ime është që miliardat e asfaltit t’ia kthejë arsimit e shëndetësisë. Puna ime është që mësuesve e shkollave t’i japim dinjitet. Kemi ndarë 300 milionë euro në fondin investiv, rininë do ta mbajmë në Kosovë si potencialin më të shenjtë. Ministrat e Qeverisë time nuk do ta kalojnë mëngjesin në gjykata e pasdite në qeveri. Ministrat e Qeverisë time do të jenë shembull i punëve me duar të pastra. Beteja jonë e sotme është mes dorëzimit përfundimtarë dhe shpëtimit, mes ikjes dhe qëndrimit”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 6 tetor, ndërsa LDK është futur në garë si parti e vetme./Gazeta Sinjali/