image LDK me kritika ndaj Qeverisë për punësimet në KEK: Aplikuesit ende s'kanë gjetur drejtësinë
[wp-story id="814678"]

Sociale

LDK me kritika ndaj Qeverisë për punësimet në KEK: Aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se janë bërë 14 ditë që kur ka nisur skandali i punësimeve në KEK.

LDK-ja pretendon se ky konkurs është me dyshime, duke ngritur hipotezë se më shumë se 100 persona janë punësuar pa meritë në këtë korporatë, andaj kjo parti mendon se ky konkurs duhet të anulohet.

14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet në lidhje me punësimet e reja në KEK.

/GazetaSinjali/